Në SHSKUK po trajtohen 868 pacientë për koronavirus

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), janë duke u trajtuar 868 pacientë për koronavirus.

Bazuar në raportin e datës së sotme të këtij institucioni shëndetësor, 720 prej tyre janë pozitivë, 148 pacientë janë të dyshuar dhe në pritje të rezultateve.

Sipas SHSKUK-së, 32 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 670 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë, transmeton Klan Kosova.

Po ashtu bëhet e ditur se në QKUK janë të shtrirë 352 pacientë, 13 prej tyre në gjendje të rënduar, 288 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, kurse 294 me oksigjeno-terapi.