Nëna e ish-komandantit Bekim Shyti e viziton atë pas operimit për heqjen e copave të granatës


Ish-komandanti Bekim Shyti u vizitua sot në spital nga nëna e tij.

Janë publikuar fotografi të ish-komandantit me nënën e tij pas operimit që iu nënshtrua për t’i hequr copat e granatës, shkruan Jepi zë.

Ndryshe, Bekim Shyti, gjatë luftës së fundit në Kosovë ka qenë i plagosur mbi gjashtë herë.

Si komandant i Njësisë Speciale në Zonën Operative të Shalës, ai ka qenë në ballë të çdo beteje.