Nëntë të lënduar e njëri në gjendje të rëndë nga aksidenti në Vrellë

ë shtunën në Spitalin e Pejës janë shtruar nëntë persona si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Vrellë të Istogut.

Dy prej tyre janë dërguar për trajtim në QKUK, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë, transmeton Klankosova.tv.

“Mbrëmë, rreth orës 23:00, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë pranuar nëntë persona me lëndime të marra nga një aksident trafiku”, thuhet në një njoftim të Spitalit të Pejës.

“Dy pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Pesë pacientë, pas trajtimit, janë liruar për në shtëpi. Ekipet mjekësore të spitalit kanë ofruar menjëherë ndihmën e nevojshme dhe trajtimin profesional për të gjithë të lënduarit”.