Neymari dëshiron të qëndrojë te PSG-ja

Superylli i Paris Saint-Germainit, Neymar, raportohet se ka vendosur të qëndrojë te klubi francez.

Braziliani, siç raporton “Telefoot”, ka njoftuar klubin se është i gatshëm të vazhdojë kontratën.

Ai ka kontratë deri në vitin 2022 me kampionin francez.

Lojtari iu bashkua parisienëve në gusht të vitit 2017 për shifër rekorde prej 222 milionë eurosh.