Nga 58 teste vetëm një i infektuar me koronaviurs në Prishtinë

Pas konfirmim të një rasti të ri në Prishtinë me COVID-19, ka reaguar kryetari Shpend Ahmeti. Sipas tij, nga 58 teste është lajm i mirë që vetëm një person është me virus.

“Nga përafërsisht 200 teste, 14 raste të reja në Kosovë. Nga 58 teste në Prishtinë, 1 rast i ri. Me ju tregu të drejtën, ishim në ankth se do të jetë numër më i madh, për shkak të rasteve dje”, tha Ahmeti.

Ndërkaq thotë se ende nuk është fituar lufta kundër pandemisë.

“Tani natyrisht vetizolim për të testuarit deri ta kalojnë edhe periudhën e inkubimit.

Shpresojmë ta ndalim përhapjen e rasteve dje jo veç në Prishtinë por në krejt Kosovën. Virusin ende nuk e kemi mund përfundimisht”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.