Nga fillimi i pandemisë rreth 1500 punëtorë shëndetësorë janë infektuar me koronavirus

Kryetari i Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë, Blerim Syla, tha se prej kur ka shpërthyer pandemia me COVID-19 rreth 1500 punëtorë janë infektuar me koronavirus. 

Sipas tij, të vdekur janë 8 mjekë, 2 vozitës e 4 teknikë.

“Aktualisht mbi 550 mjekë janë të infektuar e mbi 800 infermierë e staf tjetër”, tha Syla në Interaktiv.

Sipas Sylës, brenda në QKUK ka edhe shumë probleme tjera porse në mungesë të stafit, po merren vetëm me raste urgjente.

“Duhet të rritet numri i punëtorëve”, tha ai.