Nga këto komuna janë 40 rastet e reja koronavirus

Sot janë shënuar 40 raste të reja me COVID-19 në  Kosovë , kë shtu duke e quar numrin e përgjithshëm e të prekurve në 1234, ku 890 raste janë të shëruar dhe 31 raste janë të vdekjeve.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) bën të ditur se rastet pozitive janë në 9 komuna të vendit.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 10 raste (sipas vendbanimit: 10 raste Prishtinë), komuna e Vushtrrisë 8 raste (sipas vendbanimit: 6 Vushtrri, 1 Akrashticë, 1 Maxhunaj), komuna e Prizrenit 7 raste (sipas vendbanimit: 4 Tupec dhe 3 Prizren), komuna Fushë Kosovë 6 raste (sipas vendbanimit: 3 Fushë Kosovë dhe 3 Miradi e Poshtme), komuna Obiliq 5 raste (sipas vendbanimit: 5 Milloshevë), dhe me nga 1 rast komuna Skenderaj (vendbanimi: 1 Likoc), komuna Gjilan (sipas vendbanimit: 1 Gjilan), komuna e Rahovecit (sipas vendbanimit: 1 Rahovec) dhe komuna e Mitrovicës (sipas vendbanimit: 1 Mitrovicë)”, thuhet në njoftim të IKSHPK-së.