Nga nesër Policia i kthehet orarit të rregullt të punës

Pas lehtësimit të masave anti-COVID edhe Policia e Kosovës pritet t’i rikthehet orarit të rregull të punës, 8 orë brenda një dite.

Kjo sipas zëdhënësit Baki Kelani, pritet të ndodhë nga dita e nesërme.

Ai tha Klanit se varësisht prej vlerësimit të situatës disa prej rajoneve dhe departamenteve mund të vazhdojnë me orarin e vjetër.

“Nga nesër ka qenë e paraparë të rikthehet puna me orarin e vjetër. Por, varësisht prej vlerësimit të situatës disa regjione mund ta zgjasin punën me këtë orar. Planifikimet kanë qenë që nga nesër të fillojmë të kthehemi me orarin e kaluar”, theksoi zëdhënësi Baki Kelani.