Nitaj i AAK-së: Pajtohem me Kurtin kur thotë se Ujmani ishte tokë para se të bëhej liqe

Muharrem Nitaj i AAK-së ka thënë se me Albin Kurtin, kryetarin e LVV-së nuk pajtohet për shumë gjëra.

Por ai ka bërë të ditur se ai pajtohet me Kurtin kur thotë se Liqeni i Ujmanit, përpara se të bëhej liqe artificial ishte tokë.

“Dhe në atë tokë jetonin njerëz që janë zhvendosur prej aty dhe kjo ka ndodhur shumë vonë nga dora e njeriut e jo në historinë gjeologjike të planetit”, ka shkruar Nitaj në rrjeti social Facebook.

Kurti dje kishte se thënë se Liqeni i Ujmanit është pasuri e Kosovës në të cilën Serbia assesi nuk mund të marrë hise.

“Ujmani nuk është pasuri natyrore por liqe artificial. Ujmani është pasuri, sepse është pasuri e Kosovës; jo pasuri natyrore, sepse i ndërtuar nga dora e njeriut. Ujmani nuk është ujë, Ujmani është tokë, sepse njëherë është tokë e pastaj ujë. Ujmani është tokë e mbushur me ujë”, ka thënë Kurti.

“Sipërfaqja e plotë mbi cilën është ndërtuar Ujmani është pronë e Kosovës. Kadastri, pra pronësia, shtrihet më tej se kufiri shtetëror i Republikës së Kosovës me Serbinë. Andaj Ujmani edhe në territorin e Serbisë është i Kosovës. Ujmani është tokë e Kosovës në territor të Serbisë. Por, edhe atje ai është i Kosovës”.