Një 45 vjeçar në mesin e viktimave nga COVID-19

Një 45 vjeçar është në mesin e dhjetë viktimave nga COVID-19 që janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së viktima e moshës 45 vjeçare është nga Deçani.

“Rastet e tjera të vdekjes në 24 orëshin e fundit janë nga komunat: Pejë 3 raste (71, 72, 73 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Kaçanik 1 rast (90 vjeç), Prishtinë 1 rast (84 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç) dhe Viti 1 rast (79 vjeç)”.

10 vdekjet e konfirmuara sot e kanë çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në 1.813.