Një grua shtatzënë nga Fushë Kosova preket me koronavirus

Një grua shtatzënë nga Fushë Kosova është prekur me Covid-19. Këtë e bën të ditur nga Komuna e Fushë Kosovës me anë të një njoftimi në rrjetin social Facebook.

“Pas konfirmimit se në komunën e Fushë -Kosovës kishim të gjitha rastet të shëruara, nga mbrëmë është një rast i ri i infektuar nga virusi COVID-19”.

“Bëhet fjalë për një 30 vjeçare e cila ishte e shtruar në Kliniken e Gjinekologjisë në Prishtinë për kontroll pasi që është shtatzënë. Sipas informatave të IKSHP-së pacientja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është në kontroll të vazhdueshëm”.

“Shtabi Emergjent i komunës së Fushë-Kosovës apelon te qytetarët që të përfillin masat e dhëna nga institucionet për lëvizje dhe të kenë kujdesin maksimal sepse situata në të cilën ndodhemi nuk duhet neglizhuar”, thuhet në njoftim.