Një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një burrë në rrugën “Hysen Xhakolli” në Fushë Kosovë.
Sipas policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, teksa i dyshuari është shpallur në kërkim, transmeton Klankosova.tv.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se në rrugë është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor. I dyshuari është në kërkim policor”, thuhet në njoftim.