Një i ri nga Dragashi dyshohet se ka vdekur në një liqen në hyrje të Maqedonisë

Një i ri nga Komuna e Dragashit dyshohet se ka vdekur në një liqen, i cili ndodhet në hyrje të territorit të Maqedonisë së Veriut.

Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Rreth orës 14:30 minuta të ditës së sotme, dyshohet se ka humbur jetën në liqenin që ndodhet në hyrje të territorit të Maqedonisë së Veriut, një i ri nga një fshat i Komunës së Dragashit”, ka thënë Osmanollaj.

Detaje të tjera lidhur me rastin ende nuk dihen.