Xhavit Haliti

Një nga bakteret më të rrezikshme për shëndetin gjendet në telefonin tuaj

Pseudomonas aeruginosa, një nga bakteret më agresive dhe më të rrezikshme për shëndetin e njeriut, kryeson listën e mikroorganizmave që gjenden më së shpeshti në telefonat celularë, raporton salute.eu.

Sipas ekspertëve, arsyeja është e qartë: ky patogjen ka nevojë për shumë pak lëndë ushqyese, çka i mundëson të mbijetojë dhe të shumojë në një gamë të gjerë sipërfaqesh, përfshirë pajisjet spitalore, lavamanët dhe telefonat inteligjentë.

Alarmuese mbetet edhe fakti se Pseudomonas aeruginosa konsiderohet ndër bakteret më rezistente ndaj antibiotikëve, duke e bërë trajtimin e infeksioneve të shkaktuara prej tij jashtëzakonisht të vështirë.

Ky bakter mund të shkaktojë infeksione serioze, përfshirë ato të gjakut, mushkërive (pneumoni), traktit urinar, si dhe infeksione postoperative në pjesë të ndryshme të trupit.

Ekspertët këshillojnë kufizimin e përdorimit të telefonave celularë, veçanërisht në ambiente të ndjeshme, si dhe pastrimin e rregullt të tyre për të reduktuar rrezikun e infeksioneve.