Sunny Hill Festival

Një person bie nga një lartësi derisa ishte duke punuar në Prishtinë

Një person ka rënë nga një lartësi derisa ishte duke punuar.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Prishtina e re, në kryeqytet.

Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ajo deklaroi se personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me inspektorët e punës dhe prokurorinë kanë nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.

“Sot në stacionin policor Jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast Asgjesimi, dëmtimi ose heqja e paisjeve mbrojtese dhe rrezikimi i sigurise në vendin e punës”, deklaroi ajo.