Një person nga Zhegra humb betejën me COVID-19

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar edhe për një vdekje nga koronavirus në këtë komunë.

Përmes një statusi në Facebook, Haziri ka thënë se një bashkëqytetar nga Zhegra ka humbur betejën me Covid-19, duke i shprehur ngushëllime familjes së viktimës.

Në këtë komunë kahmë humbur jetën 17 persona nga fillimi i pandemisë.

“#Dita143. Me keqardhje ju njoftoj se edhe një bashkëqytetar i yni nga Zhegra e ka humbur betejën më #COVID19. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes. Gjendja e përgjithshme e përballjes me pandeminë është kjo: 512 të infektuar, 334 të shëruar, 161 raste aktive, 41 pacientë të hospitalizuar dhe 40 mostra në pritje.”

“Vdekja e 17 bashkëqytetarëve tanë duhet te jetë alarm për të gjithë. Prandaj, ju lutem shumë, respektoni masat mbrojtëse sepse virusi nuk pyet çka e kush je. Të rrëzon përtoke e të merr me vete nëse nuk ruhesh!”, ka shkruar Haziri.