Një rast i ri me koronavirus dhe shtatë të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar  të mërkurën se është konfirmuar një rast i ri me koornavirus dhe janë shëruar shtatë pacientë që ishin të prekur me koronavirus.

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 1048 persona.

“Sot më 27 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, është konfirmuar 1 rast”, bënë të ditur IKSHPK-ja.

Rasti pozitiv është rast kontakti nga Vushtrria. “Sot më 27 maj 2020, janë shëruar 7 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 801 raste”.

Deri më tash, në Kosovë janë shënuar 1048 raste me COVID-19 nga 13.992 testime. Të shëruar janë 801, derisa kanë vdekur si pasojë e koronavirusit 30 pacientë.