Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), po proceson me numërimin e votave me postë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve QNR.
Sipas të dhënave të përditësuara, nga 92 kuti të votave, janë numëruar deri tani mbi 30% e tyre ose 30 kuti.
Rezultatet tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 70.55% ose 5,729 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës, renditet e dyta me 10.47% ose 850 vota të fituara.
E treta është Partia Demokratike e Kosovës me 8.66% ose 703 vota.
Njëherësh Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 7.88% ose 640 vota.
