OAK kërkon nga Edi Rama përkrahje për vaksinimin e punëtorëve në Kosovë

Oda e Afarizmit të Kosovës me një shkresë ka kërkuar përkrahje nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, për vaksinimin e të punësuarve në sektorin privat.

Sipas OAK, një kërkesë e tillë ka ardhur pasi që Bashkimi Europian shumë shpejt pritet të kushtëzojë lëvizjen e qytetarëve në bazë të vaksinimit.

“Organizata ka vlerësuar se një gjë e tillë do të paraqes pengesa dhe vështirësi të jashtëzakonshme në lëvizjen e stafit të sektorit privat për udhëtime jashtë vendit, qoftë për furnizim me lëndë të parë, produkte apo gjysmëprodukte ashtu edhe për marrëveshjet dhe vazhdimin e kontratave të tyre ndërkombëtare”.

“Kujtojmë që ditë më parë, OAK me një kërkesë të tillë i është drejtuar edhe Kryeminsitrit Albin Kurti dhe institucioneve relevante, me qëllim që sa më parë të gjendet mundësia dhe të fillojë vaksinimi i të punësuarve të sektorit privat”, thuhet në njoftimin e OAK.