OBSH: Sot vijnë vaksinat e para kundër COVID-19 në Kosovë

Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ende nuk ka filluar me procesin e vaksinimit kundër COVID-19.

Mirëpo sot pritet të vijnë dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Kështu ka thënë drejtori rajonal për Evropë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Hans Kluge.