Sunny Hill Festival

OpenAI do të hapë zyrën në Seul

Kompania OpenAI do të hapë zyrën e saj të parë në Seul të Koresë së Jugut, si përgjigje ndaj kërkesës në këtë vend për shërbimin e saj të ChatGPT-së.

Kompania amerikane ka bërë të ditur se është rritur ndjeshëm kërkesa për përdorim të këtij programi me inteligjencë artificiale, ka raportuar Reuters. Koreja e Jugut ka numrin më të madh të abonentëve me pagesë të ChatGPT-së pas Shteteve të Bashkuara.

“Ekosistemi i plotë i inteligjencës artificiale të Koresë e bën atë një nga tregjet më premtuese në botë për ndikim domethënës”, ka deklaruar shefi i Strategjisë në kompani, Jason Kwon.

OpenAI ka njoftuar se do të zhvillojë një produkt së bashku me Korenë e Jugut, me operatorin e aplikacioneve të bisedave Kakao.