Osmani e shqetësuar me vendimin e KQZ-së për votuesit jashtë Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, i ka dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku i ka kërkuar ta shqyrtojë vendimin e sotëm për të telefonuar gjithë votuesit jashtë vendit, e ata që nuk lajmërohen në telefon, t’ua marrë të drejtën e votës.

Sipas saj, ky vendim, e specifikisht pika IV e tij, mund të krijojë rrethana me të cilat e drejta e votës shkelet në mënyrë flagrante”.