Osmani: Të respektohet me përpikëri vendimi i Kushtetueses për Asociacionin

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se sa i përket Asociacionit duhet të zbatohet me përpikëri vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese ka thënë se vendimi duhet të jetë në përputhje me marrëveshjen e vitit 2013.

Ajo thotë se përdorimi i gjuhës së ambiguitetit konstruktiv ka krijuar huti te publiku. Është përdorur ajo gjuhë që secila palë të paraqet para publikut siç thotë.

“Deklarimet e ndryshme nga ana e delegacionit tonë kanë krijuar huti të madhe te qytetarët. Është proces që kërkon transparencë deri në nivel që nuk preket interesi shtetëror. E domosdoshme të jemi sa më të hapur në lidhje me atë që po ndodh. Ajo që u qartësua nga Lajçaku e ka folur edhe publikisht për këtë gjë, është se udhëheqësit e Kosovës e Serbisë vet e kanë dhënë pajtimin që çështja e Asociacionit të negociohet si pjesë e marrëveshjes. Ata ço thonë tani që është e mbyllur pas presionit publik. Por deklarata e Hotit në Parlamentin Evropian e zbuloi se ai kishte dhënë premtim të tillë madje shkoi aq larg sa të premtoj edhe zbatim të dokumentit të nënshkruar më 2015, që qartë Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar. E kuptoj kur Lajçak thotë e keni nënshkruar, por ai e gjithë tjerët duhet të kuptojnë se Gjykata Kushtetuese e ka bërë atë nënshkrim në pjesën më të madhe të saj të pavlefshëm. Nënshkrimi ka ekzistuar më 2015, por në ndërkohë është zhvleftësuar në tërësi nga ana e Gjykatës së Kushtetuese”, ka thënë Osmani për DESKUN në KTV. “Fati i keq i shumicës së marrëveshjeve të Brukselit është se ato kanë përdorë gjuhë të bazuar në parimin e konstruktivitetit dhe ambiguitetit. Ambiguitetit konstruktiv, me qëllim që palët t’i pajtojnë të nënshkruajnë diçka, të përdorin gjuhë aq konfuze sa secila palë mund të dal para publikut e të arsyetoj para publikut të vet dhe ta arsyetoj në mënyrën që ata dëshirojnë. Por krijoi huti e probleme të mëdha në terren. Marrëveshja e vitit 2013 e nënshkruar nga Thaçi e ratifikuar në Kuvend, ka gjuhë për Asociacionin që lë hapësirë për t’u diskutuar më tej, e njëjtë edhe në marrëveshjen e vitit 2015. Por e vitit 2015 nga titulli e tutje pjesa më e madhe të saj është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Gjykatat në fund thotë se Asociacioni duhet krijuar në përputhje me marrëveshjen e vitit 2013 e jo atë të vitit 2015.Na rikthen prapa te ajo që e ka nënshkruar Thaçi. Insistimi i Kosovës duhet të jetë që në përpikëri të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Sepse nuk është opinion që mund ta zgjedhësh, është i detyrueshëm për gjitha institucionet tona. Nëse respektohet në përpikëri ai vendim nuk do të ketë rrezik nga kompetencat ekzekutive apo nga ndonjë Republika Sërpska. Çështja gjithmonë ka qenë te kompetencat. Nëse Qeveria e Kosovës tani pranon të rihap negociatat, ajo nënkupton se do të bëjë kompromise shtesë. Qëndrimi i Republikës së Kosovës duhet të jetë që kjo çështje është përmbyllur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e të jetë busolla jonë sa i përket Asociacionit. Parimi i etnicitetit është shkelur në vitin 2013 dhe 2015, kur thuhet që duhet të jetë monoetnike. I përcaktohet etniciteti. Kur e mbajmë këtë qëndrim nuk lëmë hapësirë të rinegociohen çështjet që janë të mbyllura. Parimi i etnicitetit që është shkelur në vitin 2013 e 2015, kur thuhet se duhet të jetë monoetnik. Secila dispozitë është në kundërshtim me Kushtetutën, edhe pse ka njerëz që mundohen ta kamuflojnë. Gjykatat Kushtetuese ka thënë se nuk mund të jetë një etnik. Parimi i multietnicitetit e bën të domosdoshme që secili organ administrativ që formohet duhet të jetë multietnik. Parimi i etnicitetit e bën të domosdoshme që secili organ që formohet të jetë multietnik”.