Pacienti i parë i infektuar me koronavirus nga Vitia del negativ pas analizave

Një 77 vjeçar nga Stublla e Vitisë ka dal negativ pas testimeve për koronavirus. Kujtojmë se ai ishte pacienti i parë i infektuar me kornavirus në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti përmes një lidhjeje direkte.

“Lajm i mirë që na ka ardhur mbrëmë nga Instituti i Shëndetësisë Publike është që edhe dy të moshuarit të hospitalizuar –  gjegjësisht pacient i parë, 77 vjeçari bashkë me bashkëshorten kanë rezultuar negativ në testimet  që janë bërë dje”, ka thënë Haliti.

“Na ka gëzuar ky lajm kur kihet parasysh se edhe shëndeti pa pacientëve të tjerë anëtarëve të familjes është i mirë. Numri nuk është rritur në Viti, është izoluar COVID pas një angazhimi të madh që kemi bërë bashkërisht për të mos lejuar kontakte të mëtutjeshme”.

Haliti ka thënë se karantimi i plotë si komunë i ka dëmtuar tejmase.