Pamje nga vërshimet në pjesë të ndryshme të Kosovës

Në pjesë të ndryshme të Kosovës këtë të premte ka vërshime si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut.

Qytetarë nga pjesë të ndryshme të vendit kanë dërguar video për Klan Kosovën, në të cilat shihet se ka vërshime të mëdha dhe se janë duke u shkaktuar probleme në qarkullim.

Komunat që janë prekur deri tani nga vërshimet janë Rahoveci, Prishtina, Fushë Kosova, Lipjani, Drenasi Klina dhe Suhareka, njofton Klan Kosova.

Këtu më poshtë keni video nga pjesë të ndryshme të Kosovës që janë prekur nga vërshimet: