Parashikimi i motit për të dielën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të dielën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas parashikimit të IHMK-së, vranësirat gjatë pjesës së dytë vende – vende do të shoqërohen me reshje lokale të shiut.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet i lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, kurse në fushat barike mbetemi nën vlerat e normales. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-10 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.