Pas Policisë edhe Inspektorati gjobit shoferin që dëmtoi gjelbërimin në kryeqytet

Të enjten, një shofer i një kamionete, kishte hipur mbi hapësirën e gjelbërt te Rruga B, për ta ndërruar kahun e rrugës. Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar se i njëjti është gjobitur.

Po ashtu, Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri ka njoftuar se shoferi është gjobitur edhe me 200 euro për shkak se ka dëmtuar gjelbërimin në rrugë.

“Dëmtimi i gjelbërimit, NDËSHKOHET!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.