PDK: Nuk e votojmë buxhetin për vitin 2026

Të zgjedhurit e popullit nesër me fillim nga ora 11:00 do të mblidhen për shqyrtimin e dytë të Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026.

Në emisionin “DPT te Fidani”, nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku ka deklaruar se asnjë nga amendamentet e propozuara nga PDK për buxhetin 2026, nuk kanë kaluar në komisionet parlamentare.

Deputetja tha se Partia Demokratike e Kosovës nuk do e votojë buxhetin 2026.

“Është një buxhet pa asnjë lloj ambicie. Partia Demokratike e Kosovës nuk e voton”, tha ajo.