PDK: Tërheqja e 10% nga Trusti, mësim se taksat ndaj shtetit duhet të paguhen

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka thënë se tërheqja e 10 përqindshit nga Trusti është një mësim për të gjithë se taksat ndaj shtetit duhet të paguhen.

“Shoqëritë që e kanë të rregulluar këtë pjesë e kanë shtetin e tyre të zhvilluar”.

“Mos-hajnia ndaj shtetit fillon këtu, po ashtu edhe llogaridhënia politike. Qytetarët që i paguajnë taksat nuk e tolerojnë mashtrimin edhe hajninë nga politikanët!”, ka shkruar Bytyqi, në rrjetin social Facebook.