Asgjë më pak seç pritej, nata e dytë e spektaklit më të madh televiziv në vend ishte magjik!
Emocione të forta, debate të nxehta, kërkim-falje, lot dhe një eliminim që i la banorët, pa fjalë.
“Big Brother VIP Kosova” 4 solli një prime të rrëmbyeshëm, që i mbajti shikuesit ngjitur pas ekranit deri në minutën e fundit.
Si nisi Prime i dytë?
Në qendër të prime-it u diskutua sjellja e Albës dhe Benitës ndaj Elijonës.
Alba refuzoi kategorikisht të etiketohej si bullizuese, madje deklaroi se mund të linte shtëpinë që atë natë, raporton Klankosova.tv
E prekur emocionalisht, ajo u tërhoq në një dhomë të veçantë dhe u konsultua me psikolog, ndërsa debati në shtëpi vazhdonte të ndizte atmosferën.
Ndërkohë, në një incident të çastit, gjatë javës Klodiani kishte kapur Londrimin për flokësh.
Në Dhomën e Rrëfimit ai u përpoq ta arsyetonte gjestin duke thënë se “shprehja e afeksionit të tij është më e ashpër”, por kjo nuk u prit duar hapur nga vet Londrimi.
Nata e pendesave: Dy kërkim-falje në një prime
Pas përplasjesh të shumta, banorët u detyruan të reflektojnë.
Benita kërkoi falje ndaj Elijonës, duke sqaruar se nuk e dinte se nëna e saj nuk ishte më gjallë.
Ndërsa Klodiani i kërkoi falje Londrimit për incidentin fizik, duke e pranuar gabimin.
Eliminime të papritura nga “Vëllai i Madh”
Spektakli kulmoi me dënimet. Për shkeljet e javës, Londrimi, Benita dhe Alba u çuan direkt në nominim, përcjell Klankosova.tv.
Por surpriza nuk mbaroi këtu.
Pasi ndodhi edhe “Eliminimi” i Shkurtës, me një lojë brenda lojës.
Shkurta u eliminua përmes televotimit, por ajo nuk është larguar fare nga BBVK.
Banorët mendojnë se është eliminuar, ndërsa ajo është zhvendosur në një dhomë tjetër, ku do të qëndrojë për një periudhë të pacaktuar.
Nën dyshimet e kësaj ndodhie, mbaroi një natë magjike për t’i lënë radhën spektaktaklit për të hënën e javës së ardhshme.