Për shkak të punimeve, mbyllet për tri ditë rruga Vushtrri-Smrekonicë

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se për shkak të asfaltimit të rrugës magjistrale M2, Vushtrri – Smrekonicë, rruga do të jetë e mbyllur.

Sipas njoftimit, mbyllja do të jetë për ditën e enjte, premte dhe shtune.

Në fund, komuna thotë se qytetarët duhet ta shfrytëzojnë rrugën alternative Vushtrri – Pantinë – Frashër.