Për ta transferuar yllin e Leicesterit, Chelsea duhet të paguajë çmimin rekord

Leicester City i ka thënë Chelsea se do të duhet të paguajë një shifër rekord për një mbrojtës për të nënshkruar Ben Chilwell.

Mirror raporton se “dhelprat” kanë kërkuar më shumë se 80 milionë funte (rreth 90 milionë euro) për të lëshuar anglezin, i cili do të thyente rekordin aktual të vendosur kur Manchester United nënshkroi me Harry Maguire verën e kaluar për një shumë të ngjashme.

23-vjeçari është me kontratë në King Power Stadium deri në vitin 2024 dhe ka qenë në klub që kur ishte 12 vjeç.