Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ) ka procesuar rezultatin e përmbledhur të votave në platformën e tyre elektronike për Komunën e Mitrovicës së Jugut.
Sipas rezultateve përfundimtare, Faton Peci i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 15,745 vota apo 47,96 për qind të tyre
Ndërkaq, Arian Tahiri i PDK’së ka marrë 15,629 vota apo 47,60 për qind të tyre.
Zyrtarisht, të dy figurat do të përballen në balotazh më 9 nëntor.
Tek votat me postë, priu Peci me 392 vota, kurse Tahiri mori 236 sosh.
