Sunny Hill Festival

Pesë persona goditen nga rrufeja në Prevallë, një grua në gjendje të rëndë

Janë goditur pesë persona nga rrufeja gjatë mesditës së sotme në Prevallë.

Rastin për EO e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka njoftuar se njëra ndër viktimat është në gjendje të rëndë.

“Sot rreth orës 12:14, Policia është informuar se në Prevallë rrufeja ka goditur 5 persona. Njëra ndër viktimat, femër është në gjendje të rënde, kurse të tjerët janë dërguar për trajtim”, ka thënë Bytyqi.