Pesë të shëruar nga koronavirusi lirohen sot për në shtëpi

52 pacientë aktualisht janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, të cilët janë të infektuar me koronavirus.

Sipas raportit të QKUK-së, pesë persona të shëruar do të lirohen sot për në shtëpi.

40 raste janë në gjendje stabile, 11 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike 2 pacientë, prej të cilëve njeri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe një paciente është në ventilim mekanik.

Postimi i plotë:

Sipas raportit ditor të Klinikës Infektive, sot, me datë 17.04.2020, janë hospitalizuar 52 raste me Covid- 19.

Sot, do të lirohen edhe 5 pacientë të shëruar nga Covid 19.

Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid 19 është si vijon: