Pesë të vdekur e 112 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Shqipëria ka shënuar 112 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se 132 pacientë janë shëruar, ndërsa kanë vdekur pesë të tjerë.

Deri më tash, në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 9195 raste pozitive, prej të cilave 4923 janë shëruar.

271 persona kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë, ndërsa raste aktive mbesin ende 4001.