Këngëtari Kenzinjo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Pishmon”, një këngë që bazohet në një ngjarje të vërtetë dhe lidhet drejtpërdrejt me përvojën personale të artistit.
Në një prononcim për Gazeta Stop, Kenzinjo ka bërë të ditur se kënga e re është një dedikim emocional. “Kënga ime më e re është dedikim për një vajzë me të cilën kam qenë në lidhje”, ka deklaruar ai.
“Pishmon” pritet të pëlqehet nga publiku për tekstin e ndjerë dhe interpretimin emocional të këngëtarit.