Sunny Hill Festival

Plagoset një person në Prishtinë, detaje nga Policia

Një person është plagosur me armë zjarri gjatë ditës së djeshme në Prishtinë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.

Për rastin është njoftuar prokurori dhe kanë nisur hetmet.

Ndërsa në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja plumbash dhe një fishek.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRAJSE NË TENTATIVË & ARMËMBAJTJE PA LEJE/ Prishtinë 19.06.2021 – 12:15. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar,  dy gëzhoja dhe një fishek. I dyshuari gjendet në arrati  ndërsa në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.  Rasti vazhdon të hetohet.