Policia jep detaje për rastin ku u therën dy kamarierë në Prishtinë

Të premtën mbrëma në një lokal në Prishtinë, dy kamariera janë therur.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për rastin që ka ndodhur në rrugën “Isa Boletini”.

“Raportohet se në një lokal ka ndodhur një konflikt fizik me ç’ rast tre persona të dyshuar meshkuj/Kos. kanë sulmuar me thikë dy kamerier meshkuj /Kos. të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë, njëri nga viktimat vazhdon tretmanin mjekësor Të dyshuarit, janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”.