Policia për 24 orë shqipton 1 mijë e 248 gjoba në trafik

Policia e Kosovës ka publikuar disa të dhëna të punës gjatë 24 orëve.

Sipas njoftimit në territorin e Kosovës kanë ndodhur 43 aksidente në trafik, ku 17 prej tyre kanë përfunduar me lëndime.

Gjithashtu policia për 24 orë ka shqiptuar 1 mijë e 248 gjoba për shkelësit e rregullave në komunikacion.