Sunny Hill Festival

Policia për vdekjen 27-vjeçarit në Lipjan: Sulmoi kalimtarët, tentoi të hynte në automjete dhe iu vërsul policisë

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi zyrtar, ka informuar opinionin publik lidhur me një rastin në Lipjan, ku një person me sjellje agresive ka rrezikuar kalimtarët dhe sigurinë publike.

Sipas njoftimit, pas gjashtë thirrjeve nga qytetarët, njësitë policore kanë reaguar menjëherë për të ndaluar përshkallëzimin e situatës. Personi kishte shfaqur sjellje të pakontrolluara edhe në prani të zyrtarëve policorë, duke rezistuar aktivisht dhe duke tentuar të sulmonte ata. Në këto rrethana, për të vënë situatën nën kontroll, është përdorur sprej policor.

Po ashtu, në njoftim thuhet se gjatë ndërhyrjes, është thirrur ndihma e shpejtë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore dhe psikologjike. Pas disa minutash komunikim dhe tentativash për bindje, personi është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejshme.