Policia shqiptoi 903 tiketa ndaj atyre që thyen masat anti-COVID

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, ka shqiptuar 903 tiketa për thyerje të masave anti-COVID, në tërë territorin e Kosovës.

Sipas Policisë, në 24 orët e fundit janë shqiptuar edhe 1.065 tiketa ndaj kundërvajtësve në komunikacion.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë kanë ndodhur 36 aksidente trafiku, prej të cilave 28 vetëm me dëme materiale dhe 8 me të lënduar.