Voton në Shqipëri edhe Liburn Aliu

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu, sot ka votuar në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Aliu së bashku me gruan dhe djalin e tij kanë votuar në zgjedhjet parlamentare të cilat janë duke u mbajtur në Shqipëri, përcjell Demokracia.com.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar se Bashkë me Lumen dhe Eneun, votuam sot në Tiranë për zgjedhjet nacionale.

“Bashkë me Lumen dhe Eneun, votuam sot në Tiranë për zgjedhjet nacionale. Një ditë e bukur me diell, krejt tjetër nga dita e djeshme”, ka shkruar Aliu.

Postimi i plotë i Aliut, pa ndërhyrje:

Bashkë me Lumen dhe Eneun, votuam sot në Tiranë për zgjedhjet nacionale.
Një ditë e bukur me diell, krejt tjetër nga dita e djeshme.