Policia shqipton mbi 500 gjoba për mos respektim të masave anti-COVID

Vetëm dje në Kosovë janë shqiptuar 566 gjoba ndaj atyre që nuk i respektuan masat ndaj COVID-19.

Kështu njoftoi Policia e Kosovës, përmes një postimi në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook.

Ndërkaq, për thyerje të rregullave në komunikacion, policia bën të ditur se ka gjobitur 720 pjesëmarrës në trafik.

Kurse gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 50 aksidente, ku njëri prej tyre ka përfunduar me fatalite.