Presidenti Thaçi thotë “mirëmëngjesi” me fotografitë e Liqenit të Breznës

Presidenti Hashim Thaçi po e vazhdon ‘fushatën’ për promovimin e vendeve të bukura të Kosovës.

Ai sot ka thënë “mirëmëngjesi” me fotografitë e Liqenit të Breznës në Sharr.

“Mirëmëngjesi me Breznën e bukur të Sharrit ❤️🌻 Natyra e bukur e hijeshon edhe më shumë Liqenin e Breznës. Ndërsa, banorët e vyeshëm, që kultivojnë mendrën, lulediellin dhe bimë të shumta aromatike e mjekësore, i japin fshatit edhe më shumë gjallëri”.

I pari i vendit tash e disa ditë është duke publikuar në Facebook fotografi dhe video të disa prej vendeve më karakteristike të Kosovës.