Prishtina dhe Peja prijnë me numrin më të madh të rasteve me koronavirus

Në 24-orët e fundit në Kosovë nga koronavirusi kanë humbur jetën 17 persona, ndërsa janë konfirmuar 294 raste të reja.

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.035 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 294 raste pozitive.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 149 raste, Pejë 20 raste.

Drenas 19 raste, Podujevë 17 raste, Gjakovë 16 raste, Lipjan 16 raste, Mitrovicë 15 raste.

Ferizaj 11 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Obiliq 8 raste, Istog 6 raste, Klinë 5 raste, Malishevë 5 raste, Rahovec 5 raste, Vushtrri 5 raste, Gjilan 4 raste, Prizren 4 raste, Suharekë 4 raste.

Deçan 3 raste, Dragash 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë dhe Skenderaj.

IKSHPK bën të ditur se numri i rasteve aktive është 11.346, ndërsa ka lutur qytetarët të respektojnë masat mbrojtëse ndaj COVID-19.