Prishtina e mposht Ballkanin

Prishtina dhe Ballkani u ndeshen sot, në kuadër të xhiros së 18 të Superligës.

Loja nisi me iniciativë të të dyja ekipeve, por pas disa rasteve dukej se nuk do të kishte gol në pjesën e parë.

Goli erdhi në fund për Prishtinën, përkatësisht në minutën 45’ shënoi Otto John.

Kur u duk se pjesa e parë do të mbyllet me avantazhin e vendasëve, në skenë doli Visar Berisha, i cili shënoi në minutën 45+6’ të kohës shtesë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-1.

Në pjesën e dytë edhe pse skuadrat u munduan të nxjerrin më të mirën, por në fund Prishtina doli triumfuese.

Golin për kryeqytetasit e shënoi Besnik Krasniqi në minutën 90+’.

Rezultati përfundimtar, Prishtina 2 – 1 Ballkani.

Tani Ballkani renditet i dyti në tabelë me 38 pikë, edhe rivali Drita ka 39 pikë, por që gjilanasit kanë një lojë më pak të zhvilluar.

Prishtina qëndron në vendin e tretë me 31 pikë gjithsej.

Prishtina nuk e ka zhvilluar duelin si vendase me Dritën (xhiroja e tretë), derisa Ballkani nuk e ka luajtur ndeshjen si vendas ndaj Gjilanit (xhiroja e 12-të).