Prishtina e Re dhe Malisheva synojnë rikthimin te fitorja

Prishtina e Re dhe Malisheva kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e javës së 10-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Skuadra nga Hajvalia është nikoqire e malishevasve në ndeshjen që zhvillohet në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, me fillim nga ora 13:00.

Ekipi i udhëhequr nga Shpëtim Babaj nuk ka shënuar fitore në pesë ndeshjet e fundit, me bilanc prej katër humbjeve dhe një barazimi, ndaj synon t’i rikthehet tri pikëve të plota.

Në anën tjetër, skuadra e Qatip Osmanit ka pësuar dy humbje radhazi dhe dëshiron t’i rikthehet rezultateve pozitive.

Të dy trajnerët kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme:

Prishtina e Re: Morales; Hasanaj, Rudaj, Prençi, Vitija; Zeqiri, Baholli; Fazliu, Gomes, Dadet; Friday Eze.

Malisheva: Avdyli; Vitija, Kryeziu, Opeh, Veliu; Djigi, Ferati; Aliu, Diatta, Xhylani; Zeka.