Prishtina është zonë e lirë

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se edhe zyrtarisht Prishtina më nuk është zonë e karantinuar.

“Dita e pestë në Prishtinë pa raste të reja (0). Sonte u hoq karantina. Masat e tjera mbesin përfshi kufizimin e lëvizjes në vetëm 90 minuta në ditë. Ende kujdes sepse në krejt Kosovën 10 raste të reja”, ka shkruar ai në profilin e tij, në rrjetin social Facebook.

Ahmeti ka falënderuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët kanë qenë në nivel të detyrës këto ditë.

“Por, sonte një falënderim i veçantë për policët tanë që qëndruan për tre javë në pikat hyrëse-dalëse të qytetit të Prishtinës në ndërrime nga 12 orë. Faleminderit që u kujdesët për ne. Jemi mirënjohës përgjithmonë”, tha kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti.