Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka dal me njoftim lidhur me arrestimin e Gjestit.
Sipas Prokurorisë këngëtari është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas nenit 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për veprën penale “Kanosje” sipas nenit 181 të KPRK-së, si dhe veprën penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” në bazë të nenit 321 të KPRK-së”.
Tutje thuhet se prokurori i Shtetit, në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale në lidhje me këtë rast.
Për shkak të fazës së hershme të procedurës hetimore dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të hetimeve, në këtë fazë nuk mund të ofrohen detaje shtesë lidhur me rastin”.